Policia në Gjermani po e kërkon të dyshuarin i cili theri tre persona dhe lëndoi tetë të tjerë mbrëmjen e së premtes në një festival në sheshin kryesor të qytetit të Solingenit, raporton gazeta gjermane “Bild”.

Policia ka njoftuar se ka nisur “një kontingjent të madh” përfshirë një helikopter në kërkim të sulmuesit i cili iku nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet për këtë sulm i cili ndodhi në një ngjarje që shënon 650-vjetorin e qytetit dhe cilësohet si festival i diversitetit ku afro 10 mijë njerëz morën pjesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume