Mesfushori i lindur në Austri, Vesel Demaku, ka rrëfyer se pse zgjodhi Kosovën para Austrisë.

Ai tregoi se zgjedhja ka edhe një rëndësi të veçantë familjare, pasi mban emrin e gjyshit të tij, Veselit, i cili humbi jetën gjatë luftës në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Kur luaj për Kosovën, për mua dhe familjen time është një gjë shumë e madhe”, tha Demaku për Der Standard, përcjell Klankosova.tv.

Demaku deklaroi se e do dhe është mirënjohës ndaj Austrisë, ku familja e tij gjeti strehim dhe ku ai u rrit.

Megjithatë, ai tha se përfaqësimi i Kosovës është një vendim që e ka marrë me bindje të plotë dhe se një pjesëmarrje në Botëror ose Evropian do të ishte diçka e jashtëzakonshme për Kosovën.

Përndryshe, Kosova e Demakut përballet pikërisht me Austrinë këtë të diele në Ligën e Kombeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume