Një moment që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin Shenzhen të Kinës, ku presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping janë shfaqur së bashku në kuadër të samitit të APEC-ut.

Pamjet tregojnë momentin kur Putin dhe Trump shtrëngojnë duart, ndërsa shkëmbejnë disa fjalë me njëri-tjetrin. Pranë tyre ndodhet edhe Xi Jinping, me të cilin dy liderët shkëmbejnë përshëndetje përpara se të pozicionohen për fotografinë e përbashkët.

Takimi i shkurtër vjen në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te vizita e Trumpit në Kinë dhe afrimi i tij me dy prej liderëve më të fuqishëm të botës.

Megjithatë, kjo ishte vetëm një përshëndetje e shkurtër në kuadër të aktivitetit diplomatik. Takimi i parë zyrtar trepalësh mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut është parashikuar të zhvillohet ditën e enjte, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe sigurinë globale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume