Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri tha se kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen pasi sipas tij, një numër i konsiderueshëm i maturantëve nuk kanë kaluar provimin e matures, që është kusht për regjistrimin në universitete, përcjell TV21. Zeqiri tha se, Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë rregulloren për provimin e matures që siç tha, nxënësit të kenë mundësi në shtator që të regjistrohen.

“Kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen

Në UNT kemi 630 aplikime për index në afatin e parë nga 12.200 maturant që e kanë kaluar provimin e maturës në afatin e Qershorit, kemi rritje dhe jemi të kënaqur!

Është shqetësuese se shumë maturant nuk e kanë kaluar provimin e maturës dhe nuk mundet të aplikojnë për regjistrim. Sipas rezultateve nga kalueshmëria e provimit të matures në të dy afatet, atë të Qershorit dhe në atë të Gushtit, provimin e maturës shtetërore nuk e kanë kaluar një përqindje e konsuderueshme të maturantëve.

Duke u nisur nga kjo Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta ndyshon Rregulloren për provimin e maturës dhe t’u jep mundësi për afat shtesë maturantëve në fillim të Shtatorit, me qellim që kandidatët të mund të regjistrohen ne afatin e dyte dhe në afatin e tretë nëpër Universitetet.

Regjistrimi i studentëve të rinj nëper universitetet brënda Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon në fund të muajit Gusht, duke i marrë parasysh rezultatet e publikuara për kalueshmërinë e provimeve, një pjesë shumë e madhe e nxënësve këtë vit nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore dhe kjo paraqet pengesë për regjistrimin e studentëve nëper fakultete dhe mosrealizimin e kuotave të parapara në Universitetet publike të miratuara nga Qeveria që është 23.229 vende të lira”, tha Zeqiri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume