Një shpërthim raportohet të këtë ndodhur gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku” në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Mësohet se nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume