Gazetari Labinot Azemi ka njoftuar se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në fytyre duke u transformuar plotësisht.

Këtë e ka njoftuar ai përmes facebookut ku ka shkruar:
Te dashur miq, shokë dhe kolegë,

I nderuari doktor Balloma Kostandin ,

E ndjej thellësisht brenda meje të të them faleminderit për gjithçka që bëre për mua, dhe gjithashtu stafit tënd të mrekullueshëm për kujdesin dhe dashurinë që ju dhatë. Jam i lumtur që ju njoha dhe i lumtur që ti realizove mrekulli dhe art në fytyrën time!

Sonte po e ndaj me ju këtë post si shenjë falënderimi për doktorin e nderuar, për të cilin nuk gjej fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time. Vendosa që ekskluzivitetin e fotove t’i kem për vete në rrjetet e mia sociale, ta ndaj si një aset të rëndësishëm dhe një dhuratë të madhe.

Si fëmijë kisha mësuar shumë për heronjtë, por nuk i kisha takuar kurrë. Sonte po të them që ti, doktor, je heroi që e njoha. Faleminderit që ndryshove jetën time në këtë shkallë!

Me respekt dhe dashuri,
Labinot Azemi

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume