Ushtarët e KFOR-it kanë kryer patrullime të shtunën në vijën kufitare Kosovë – Serbi.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitetet e tilla ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale si dhe konsolidimin e stabilitetit rajonal.

“Sot, ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen patrulla përgjatë vijës kufitare administrative. Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume