Me datë 12.09.2024 në ora 17:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin Z.Xh. (23) nga Zhelina e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se është autor i disa vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zonën Tetovës, të raportuara gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji, gjatë së cilës janë vjedhur skuter elektrik, biçikleta dhe sende të tjera.  Gjatë kontrollit i është gjetur dhe marrë një mjet i mprehtë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojnë parashtresat përkatëse. TS                                                                

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume