Macja e racës “maggy” që konsiderohet si macja më e vjetër në botë ka ngordhur në moshën 33 vjeçare. Ajo quhej shpesh si “breshka me gëzof” për shkak të jetëgjatësisë së saj.

E lindur në vitin 1991 “Rosie” ishte mbajtësja jozyrtare e titullit të “macja më e vjetër në botë”, duke i lënë këtë titull një maceje tjetër “Flossie” nga Kent e lindur në vitin 1995.

Rosie mbushi 33 vjeç më 1 Qershor të këtij viti dhe ndërroi jetë në moshën ekuivalente 152 në vite njerëzore.

Lila, e cila e adoptoi Rosie kur ajo ishte vetëm një kotele shprehet se i mungon shumë macja e saj.

“Më mungon shumë. Ajo nuk ishte shumë mirë dhe një ditë sapo hyri në korridorin e shtëpisë u shtri dhe ndërroi jetë. Kisha shumë kujtime dhe jam mirënjohëse që kemi kaluar kohë të dyja së bashku.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume