Dje në shkollën fillore “Eqrem Çabej” në Sllatinë kanë zbarkuar inspektorati i arsimit, i punës si dhe zyrtarë policor nga policia kriminale, mëson Ts.mk. Arsyeja e hyrjes në këtë shkollë mësohet se është bërë për shkakë të dyshimeve për keqpërdorim nga drejtori aktual si dhe sekretarit të shkollës. Ende nuk ka informacione të detajuara në lidhje me këtë aksion, por siç mësohet në rrugë zyrtare po përgatit material adekuat në lidhje me këtë cështje, që më pas lënda t’i dorëzohet prokurorisë për veprime të mëtejme.

Gjithashtu inspektorati i arsimit në Tetovë, siç mësohet nga burimet e brendshme mund të kërkoj nga komuna e Tearcës shkarkimin e drejtorit./Ts.mk