Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya, një ndër të preferuarit e publikut shqiptarë ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve këtë vetë.

Ka qenë vetë Petekkaya i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga Tirana dhe nga Vlora.

“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar ai.

Aktori i madh Erkan Petekkaya ka bërë për vete një pjesë të mirë të shqiptarëve edhe nëpërmjet një ndër serialeve turke më të vlerësuara ndër vite, “DILA”.

Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.



Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume