Gjykata Kushtetuese sot miratoi vendim me të cilin shfuqizoi nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative. Sipas vendimit do të zbatohet Ligji i vjetër për marrëdhëniet obligative, përkatësisht, afati i vjetërësimit të kërkesave të kreditorëve mbetet dhjetë vjet.

Më herët, Kuvendi me ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet obligative, e shkurtoi afatin e vjetërësisë së kërkesave të kreditorëve nga dhjetë në pesë vjet, duke i mundësuar ligjit veprim retroaktiv.

Siç theksoi në brifingun e sotëm për media, gjyqtarja Ana Pavllovska Daneva, raportuese për rastin, vendimi bazohet në arsyet se Kuvendi nuk i kushtoi vëmendje ndalimit të zbatimit rekroaktiv të ligjeve, si dhe detyrimit kushtetues për të lejuar një periudhë kalimtare për përshtatje të qytetarëve me regjimin e ri ligjor, (vacatio legis), që i referohet publikimit të ndryshimeve në Gazetën Zyrtare.

Sipas Kushtetutës, siç ka sqaruar Daneva, është lejuar përjashtim nga rregulli i përmendur për botim në Gazetën Zyrtare, por Kuvendi nuk i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese dhe as në shpjegimin e ndryshimeve të propozim-ligjeve, nuk i është referuar arsyeve dhe objektivave për një përjashtim të tillë, me të cilat Gjykata dyshon se janë shkelur pritshmëritë legjitime të qytetarëve si dhe siguria e tyre juridike.

Në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese filloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 dhe nenit 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 154/2023), pasi në janar të këtij viti për këtë ligj nuk filloi procedurë.

Siç informuan nga atje, më pas Gjykata Kushtetuese ka shfrytëzuar mundësinë afariste si dhe praksën kushtetutore-gjyqtare për t’u rikthyer në një debat për çështjen e kushtetutshmërisë së të njëjtave dispozita ligjore, bazuar në faktin se është bërë një analizë më e thellë si dhe janë paraqitur argumente shtesë, si dhe bazuar në faktin se këtë herë Gjykata ka vendosur në përbërje të plotë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume