Është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se e njëjta ka rrahur nipat e saj.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjakovë 18.09.2024-12:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i kishte sulmuar fizikisht nipat e saj. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregull”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume