Programi për arsimin e lartë tregon pa mëdyshje se nevojiten kushte më të mira mësimore, angazhim më i madh i stafit mësimor-shkencor, më shumë financa dhe formulë e re për financim dhe natyrisht ndërhyrje në rregullimin ligjor. Bordi i Akreditimit dhe Bordi i Vlerësimit duhet të funksionojnë siç duhet për të siguruar racionalizimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në prezantimin dhe debatin për draft versionet e programeve nacionale për arsim të lartë dhe veprimtari kërkimore-shkencore, të cilat i ka përgatitur Këshilli Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Kërkimore-Shkencore

“Aktorët kryesorë në ndryshimet e përgjithshme duhet të jenë studentët dhe prandaj më vjen mirë që programi i propozuar për arsimin e lartë i referohet mënyrës së organizimit të tyre, standardit të studentëve, si dhe lëvizshmërisë së studentëve”, potencoi ministrja.

Lidhur me shkencën dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore Janevska theksoi se deri më tani shteti nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme për shkencën.

– Vetëm 0,3% e BPV-së deri më tani ishin të destinuara për infrastrukturën kërkimore-shkencore, për stafin dhe projektet kërkimore-shkencore. Këtë duhet ta ndryshojmë dhe do të them se kjo Qeveri planifikon që gradualisht ta rrisë buxhetin për shkencën deri në 1% të BPV-së, theksoi Janevska, duke shtuar se të gjithë palët e interesuara duhet të bëjnë përpjekje për të lidhur më mirë shkencën dhe komunitetin e biznesit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të përshpejtuar zhvillimin teknologjik dhe të krijohen inovacione.

Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në angazhimin për përgatitjen e këtyre dy dokumenteve strategjike, Janevska theksoi se ato janë udhërrëfyes i veçantë për krijimin e politikave të ardhshme për modernizimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend.

Në prezantimin e propozim – programeve, të pranishëm ishin edhe kryetarja e Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, Prof. Dr. Gordana Llazhetiq, rektori i UKM, Prof. Biljana Angellova, dekani i Fakultetit të Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqimit, Prof. Mile Markoski, anëtarë të Këshillit Kombëtar, si dhe profesorë, asistentë dhe studentë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume