Partia Socialiste ka shpërndarë disa pamje nga protesta e dhunshme në Tiranë, duke dhënë mesazhin se ata që janë përgjegjës për dhunën do të mbajnë përgjegjësi.

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas”.

PS e kryeministrit Edi Rama tha se “shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës”.

“E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”.

Protesta e nisur nga studentët ende është duke vazhduar në rrugët e Tiranës, ndërsa sot u zgjerua edhe në qytetet tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume