Ky është grupi i dyshuar për fajde që u arrestuan në Prishtinë
Katër persona janë prangosur sot në kryeqytet, si të dyshuar për fajde dhe organizim të bixhozit.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, aksionin e zhvilluar në tri aksione, ku janë konfiskuar para, pajisje elektronike, telefona celularë dhe pesë vetura.
Klankosova.tv i ka mësuar edhe emrat e të dyshuarve e që janë: Sevdim Abazi, Altin Abazi, Artur Gërbeshi dhe Eduard Gërbeshi.
Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Klankosova.tv