Liberta Spahiu, ndonëse aktualisht larg paraqitjeve televizive, vazhdon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera për publikun.

Ajo është aktive në rrjete sociale dhe e përkushtuar ndaj projekteve të saj dhe biznesit.

Kohët e fundit, vëmendje ka marrë tatuazhi në krahun e saj, ku shkruhet “Të dua”. Ky detaj ka nxitur interesim, por deri më tani nuk ka një informacion të qartë se kujt i është dedikuar ky tatuazh.

Së fundmi, nuk ka pasur raportime për ndonjë lidhje dashurie të producentës së “Prive me Liberta Spahiu”, duke e lënë këtë detaj si pjesë të jetës së saj private.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume