Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro, 1 abstenim, 0 kundër projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

Ndryshimet e propozuara në projektligj janë në përputhje me objektivat e parashikuara të nenit 59 të Kushtetutës. Me këto ndryshime ulen në 3 vitet e punës për studentë që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Diskutimet në sallën e Kuvendit u rikthyen pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë.

Argumenti i Kushtetueses se afati 5 vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.