Një femër është dërguar në emergjencë nga familjarët e saj në Gjakovë pasi që e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

Siç thotë policia në raport, sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin policia po e heton si “SHTYTJE NË VETËVRASJE OSE NDIHMË NË VETËVRASJE” dhe për të njëjtin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi.

Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime, raporton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume