Me datë 26.09.2024 në ora 23:40 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.J.(28) nga Tetova. Ai rreth orës 22:00 është raportuar nga një i mitur nga Tetova, se e ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. L.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume