Donat Rrudhani shkëlqeu në fitoren e Kosovës 4:0 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.

Por jo edhe te skuadra e Luzenit. Ai u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen që Luzerni e humbi 1:0 nga Aarau për Kupë të Zvicrës. Kartonin e parë të verdhë, Rrudhani e mori në minutën e 17-të, kurse të dytin në minutën e 70-të.

Ndeshjen me karton të verdhë e mbylli edhe Milot Avdyli i Aaraut.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-t, ndërsa pesë minuta më vonë në vend të tij u inkuadrua Valon Fazliu. Izer Aliu luajti deri në fund të ndeshjes që i takoi raundit të dytë të Kupës së Zvicrës.