Qasja e përballueshme në kujdesin shëndetësor dhe monitorimi i mbrojtjes financiare është arsyeja e seminarit dyditor të mbështetur nga OBSH, të cilit iu drejtua ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari.
Në fjalën e tij, ministri Taravari theksoi se vendi ynë ka krijuar një nga sistemet më moderne për monitorimin e kostove shëndetësore – sistemin e llogarive kombëtare të shëndetësisë dhe jemi vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që përgatit një raport për mbrojtjen financiare.
– Në raport, aksesi në barna është identifikuar si një nga barrierat më të mëdha në sistemin tonë shëndetësor. Si kundërpërgjigje, Qeveria e re, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, hodhi një hap të parë domethënës duke zgjeruar listën pozitive të barnave, theksoi ministri.