Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e RMV-së, Arben Taravari ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Arben Taravari do të merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Samitin e së Ardhmes “Zgjidhje multilaterale për një të nesërme më të mirë” në New York, ku marrin pjesë liderët nga e gjithë bota.

Taravari po ashtu pritet të ketë takime të shumta në New York dhe Washington me përfaqësues të lartë diplomatik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume