Ish-ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, deputete aktuale, Jovanka Trençevska, thekson se çmimet e produkteve në tregje nuk janë ulur. Për këtë situatë, sipas saj, kanë reaguar edhe qytetarët, përveç një lloj buke, çmimi i së cilës është ulur për 1 denar, në pjesën tjetër të produkteve nuk ka ulje.

Ajo pohon se ndërsa në Serbi dhe Mal të Zi janë ulur çmimet e 700 produkteve, në vendin tonë marzhet prej mezi 70 produkteve janë ulur.

Trençevska e akuzon pushtetin aktual se “në vend të uljes së çmimeve i kemi rritur çmimet e ushqimeve për 717 denarë”. Deputetja thotë se kjo është “një konfirmim tjetër se masat e qeverisë së Mickoskit janë të vonuara dhe nuk kanë efekt”.
“Në vitet e kaluara kemi pasur rritje të vazhdueshme të pagave, duke filluar nga paga minimale dhe paga mesatare. LSDM-ja në vitet e kaluara e ngriti pagën minimale nga 8.000 në 22.500 denarë, ndërsa mesataren nga 20.000 në 41.939 denarë. Tani në vend të rritjes, për një muaj, pasi VMRO-DPMNE është në pushtet, kemi rënie të pagës mesatare për një mijë denarë”, shtoi Trençevska në “TV24”.
Qytetarët thonë se çdo ulje çmimi është e mirëseardhur, por vetëm nëse respektohet masa. Tani për tani nuk shohin ulje të madhe të çmimit të produkteve ushqimore bazë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume