Si bombë shpërtheu dëshmia e djeshme e Stojançe Angellovit, i cili drejtpërdrejt theksoi se Ali Ahmeti personalisht kishte shprehur gatishmërinë për të pranuar miratimin vetëm të Ligjit për branitellat, derisa ishte në koalicion qeveritar me LSDM-në, thonë nga VLEN.

“E qartë është se Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) dhe LSDM-ja e delegjitimuar, të cilat dëshpërimisht përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre nga përgjegjësia penale, nuk zgjedhin mjete në manipulimet e tyre. Gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tyre, qytetarët ishin dëshmitarë të korrupsionit masiv, dhe në vend që ta pranojnë debaklin e tyre dhe të vënë gishtin në kokë, ata përpiqen ta mashtrojnë opinionin me propozimin për “ligjin e branitellave”.

LSDM-ja e deligjitimuar, e cila dikur angazhohej për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, tani përpiqet të fitojë pikë të ulëta politike në kurriz të shqiptarëve. Strategjia e tyre e manipulimit dhe populizmit i çon ata në një pikë parrugëdalje, ku qytetarët, pavarësisht nacionalitetit të tyre, do ta shkulin përgjithmonë nga harta politike.

Por VLEN ka një mesazh të qartë edhe për BDI-në: kur bëhesh “Ali Ahmeti i Soravisë”, përfundon më “Ali Ahmeti i UÇK-së” Publikisht i bëjmë thirrje “Ali Ahmetit të Soravijës”: A është e vërtetë dëshmia e Stojançe Angellovit se para të gjithë partnerëve të atëhershëm të koalicionit ke pranuar të mbyllësh sytë për të lejuar kalimin e ligjit të branitellave, duke u përpjekur të shpëtosh koalicionin dhe Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit?”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Ligji i branitellave, shtojnë nga atje, është përpjekje e qartë e shokëve të ngushtë që janë në hall të madh, BDI dhe LSDM, për të shpërqendruar vëmendjen nga korrupsioni dhe skandalet që i ndiqnin politikat e tyre. Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë për transparencë, përgjegjësi dhe interesat e vërteta të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm kundër politikave manipuluese, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume