MPB Maqedoni njofton se dje (21.10.2024) në ora 11.30 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria S.D (30) dhe G.N (36), të dy nga Kumanova.

Ata dyshohen se kanë hyrë në pesë vetura të udhëtarëve dhe kanë marrë sende të ndryshme.

“Të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume