Një polic është arrestuar të enjten në Pejë, i njëjti dyshohet për ngacmim seksual

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) njoftojnë se kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje, theksohet se Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume