Me datë 01.10.2024 në ora 17:05 në rrugën ,,110” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin M.J.(49) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 17:00 ka sulmuar fizikisht personin R.M.(46) nga Tetova. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Me datë 01.10.2024 në ora 19:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin A.S. (60) nga Gostivari, i cili është raportuar nga vajza e tij 25-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht rreth orës 18:25. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër të tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume