Me datë 21.10.2024 në ora 22:30 në fshatin Cerovë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.A.(25) nga Gostivari. Ai është raportuar nga vëllai i tij I.A (29) se rreth orës 20:30 pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht në vikend shtëpinë e tyre në fshatin Cerovë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume