Me datë 02.10.2024 në ora 22:00 në një fshat të Tetovës, zyrtarët policorë të NJP- Zherovjan kanë privuar nga liria personin M.S.(41) nga Çellopeku i Tetovës, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 90 vjeçar se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume