Një shtëpi familjare është djegur mbrëmë në Nagoriçanin e Ri, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Kumanovë.

Zjarrfikësit e Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër me tri vetura dhe tetë zjarrfikës e kanë shuar zjarrin, i cili ka shkaktuar dëme materiale.

“Zjarri është raportuar fillimisht në Njësinë e Zjarrfikëses së Kumanovës, në vendngjarje kanë dalë një veturë me pesë zjarrfikës.

Pas një ore në intervenim janë bashkuar dy vetura të Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes me tre zjarrfikës. Zjarri është shuar në orën 02:25. Shkaku i zjarrit dhe dëmi material ende nuk dihen”, njoftojnë nga QMK Kumanovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume