Në zonën e fshatit Glloboçicë të Strugës, sot rreth mesditës është gjetur trupi i pajetë i një banori 60-vjeçar nga Struga, i cili dy ditë më parë ishte raportuar i zhdukur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimoski, i cili tha se trupi i K.M. ishte pa shenja dhune dhe vdekjen e kishte konstatuar një ekip mjekësor.

Policia, në praninë e prokurorit publik, ka kryer hetimin në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Personi ishte raportuar si i zhdukur të hënën pasdite në zonën e fshatit Bërçevë, ku kishte mbledhur fruta pylli dhe nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij të pushimit, dhe nuk ishte e mundur të krijohej as komunikim telefonik. Policia, Shërbimi i Shpëtimit Malor të Kryqit të Kuq në Ohër dhe banorët lokalë kishin nisur kërkimet për të.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume