Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ramjan të Vitisë, pasi 19-vjeçari Dion Emerllahu ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Itali.

Sipas njoftimit të këshillit të fshatit Ramjan, familja Emerllahu ishte nisur më 21 korrik nga Franca drejt vendlindjes së tyre në Ramjan për pushime. Dioni po udhëtonte me një automjet të veçantë, ndërsa prindërit e tij me një tjetër.Aksidenti ndodhi pranë Milanos, ku automjeti që drejtonte 19-vjeçari u përplas me një automjet tjetër. Pas aksidentit ai u dërgua në një spital pranë Milanos, ku u trajtua për disa ditë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas familjarëve dhe bashkëfshatarëve, Dion Emerllahu ndërroi jetë më 24 korrik 2026, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjeç. Ai po vinte në Kosovë për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen.

Këshilli i fshatit Ramjan i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Emerllahu dhe ka bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit do të njoftojë në vazhdim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume