Me datë 15.10.2024 në ora 11:43 në SPB Tetovë, personi M.S. (45) nga fshati Reçan i Gostivarit, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Çaile të Tetovës ka gjetur të vdekur dhe me djegie në trup dajën e tij M.H.(63) i cili kishte probleme shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje nga ekipi i DPB Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume