Me datën 16.10.2024 rreth orës 08.50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Vollkovi, në fshatin Bërvenicë, automjeti i udhëtarëve ,,BMW” me targa kombëtare zvicerane i drejtuar nga B.F.(62) nga Çellopeku i Tetovë, ka goditur këmbësorin K.J. (68) nga fshati Bërvenicë.  Në aksident lëndime të rënda ka pësuar K.J., të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.  Ekipi nga SPB Tetovë ka bërë inspektimin e vendit të aksidentit. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume