Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj ku e ka ofenduar dhe ka tentuar ta sulmojë.

Sipas raportit policor, e njëjta deklaron se ka dhunë psikike nga i dyshuari në vazhdimësi.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte shkuar te vendi i saj i punës ku ka ofenduar dhe tentuar ta sulmojë. E njëjta deklaron se ka dhunë psikike nga i dyshuari në vazhdimësi. Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë policia, njofton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume