Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se e ka ndaluar hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Izrael, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj vendit.

Ministri i Jashtëm Israel Katz tha të mërkurën se ai po e shpallte Antonio Guterres “persona non grata” dhe se ai do të pengohej që të hynte në Izrael, raporton Associated Press.

Ky veprim thellon një përçarje tashmë të gjerë midis Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume