Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha ka folur për eksperiencat e tij në botën e aktrimit dhe regjisurës, si dhe për jetën private e familjare, gjatë një interviste në emisionin “Me Nder Jush” në Median Andale.

I pyetur nëse do të rikthehej në emisione humori si “Portokalli”, Hoxha u përgjigj prerë se nuk do ta bënte kurrë këtë hap. Ai tregoi se në fillim pjesëmarrja në këtë format kishte qenë një ëndërr për të, por më vonë ishte zhgënjyer, duke e cilësuar përvojën si një gënjeshtër të madhe.

Deklarata e tij rikthen në vëmendje eksperiencat e aktorit në fillimet e karrierës dhe arsyet që e kanë bërë të mos e konsiderojë më një rikthim në formatet e humorit.