Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë dje në Konferencën e FSK-së të titulluar “FSK dhe Partnerët 2024”.

Hargreaves tha se Britania e Madhe është krenare për rolin që ka luajtur në përparimin e FSK-së, drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

“Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Evropë”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume