Në katër vitet e fundit numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në vend është në rritje, tregojnë statistikat e Institutit për Shëndet Publik në raportin e ri “Mortaliteti dhe morbiditeti nga kanceri i gjirit te gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që u realizua me rastin e shënimit të Tetorit – muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit.

Në raportin theksohet se në vend shkaku më i shpeshtë i vdekjeve nga neoplaznat malinje tek gratë në periudhën 2010-2023, është kanceri i gjirit.

Nga kanceri i gjirit në vitin 2010 kanë ndërruar jetë 310 gra me një shkallë mortaliteti 30,0/100000 gra, në vitin 2021- 337 gra me një shkallë prej 32,6, në vitin 2022-356 gra me shkallë prej 38,5 dhe në vitin 2023 – 346 gra me shkallë prej 37,5 në 100000 gra. Në periudhën e analizuar vihet re një tendencë e rritjes të numrit të rasteve të vdekjes tek gratë me kancer të gjirit”, theksojnë nga ISHP.

Kanceri i gjirit është në vendin e parë për nga numri i rasteve të reja të neoplazmave malinje tek gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2017-2021.

“Në vitin 2017 janë regjistruar 808 raste të reja të kancerit të gjirit tek gratë me një shkallë të incidencës 78.03/100000 gra, në vitin 2019 – 778 me një shkallë të incidencës 75.13/100000 gra, ndërsa në vitin 2021 – 806 me një shkallë të incidencës 87.08/100000 gra. Në periudhën e analizuar numri i rasteve të reja të kancerit të gjirit tek gratë ndryshon”, thonë të dhënat statistikore të ISHP-së.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit i cili mbahet në tetor çdo vit, u krijua në vitin 1985 për të promovuar skriningun dhe parandalimin e sëmundjes, e cila çdo vit prek një në tetë gra në SHBA, ose 2,3 milionë gra në mbarë botën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume