Dy sulme ajrore izraelite goditën qendrën e Bejrutit të enjten në mbrëmje.

Sulmi shakatërroi një ndërtesë, tha një burim libanez i sigurisë për CNN.

Lagjja e sipërme Basta ku u godit ndërtesa shumëkatëshe është një lagje me popullsi të dendur ku qindra njerëz kanë ikur pas sulmeve intensive izraelite në Bejrutin jugor dhe pjesë të tjera të Libanit në javët e fundit.

Kur u pyet për koment, IDF tha se po shqyrtonte raportet.

Numri i të vdekurve nga zyrtarët libanezë është 11, ndërsa numri i të plagosurve është 48.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume