Kapen 7 të mitur në hotel, dënohet pronari i hotelit
Me datë 13.10.2024, nga ora 00:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në objektet hotelierike në Tetovë për prezencë të të miturve pas orës 24:00 dhe servirje me alkool të miturve. Gjatë kontrollit janë gjetur shtatë të mitur në një objekt hoteliere në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të F.N. (33) nga fshati Poroj, i Tetovës, të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre, kurse ndaj pronarit të objektit është përgaditur procesverbal për veprën e konstatuar në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.