Një incident i kanosjes është raportuar në Pozharan të Vitisë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga një tjetër mashkull kosovar.

Pas marrjes së njoftimit, njësitet e hetuesisë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë.

Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume