Ka shkuar në 545 numri i viktimave nga epidemia e kolerës që ka përfshirë Sudanin, teksa mbi 18 mijë persona të tjerë janë infektuar.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, duke kujtuar se vala e infeksioneve shpërtheu në muajin gusht, pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të cilat krijuan kushtet që kolera të përhapet përmes ujërave të ndotura.

Tre shtetet me numrin më të madh të infeksioneve janë Khartoum, Nili i Bardhë dhe Shteti Verior.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume