Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrecën e vajzave e ka kaluar me sukses fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Pas triumfit ndaj Belgjikës, sonte vashat dardane triumfuan 32:26 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan Gazeta Express.

Ndeshjet e këtij grupi u zhvilluan në Hasselt të Belgjikës.

Tani, Kosova do të luajë në fazën e play-offit për kualifikim historik në Kampionatin Botëror që vitin tjetër zhvillohet në Holandë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume