Ligjvënësit izraelitë do të votojnë dy projektligje që do të pengonin rëndë aftësinë e Kombeve të Bashkuara për të ofruar ndihmë për refugjatët palestinezë në territoret e pushtuara nga Izraeli.

Kjo pritet të ndodh pavarësisht presionit të fortë ndërkombëtar për të hequr dorë nga përpjekjet.

Projektligjet, të cilat janë planifikuar për një votim në Knesset – parlamentin izraelit, të hënën, do të parandalojnë personelin dhe ndihmën e ofruar nga UNRWA – agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë – që të kalojnë tranzit në Izrael.

Projektligjet nuk e ndalojnë teknikisht agjencinë që të veprojë në territoret e pushtuara nga Izraeli si Gaza dhe zonat e Bregut Perëndimor të kontrolluara nga Autoriteti Palestinez, por legjislacioni do të kufizonte ndjeshëm aftësinë e UNRWA-së për t’iu përgjigjur ngjarjeve në ato zona.

Agjencia ka qenë prej kohësh objektiv i kritikave izraelite, veçanërisht pas sulmit terrorist të udhëhequr nga Hamas më 7 tetor 2023.

Votimet pritet të zhvillohen pavarësisht presionit ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, raporton CNN, transmeton kk.

Të hënën, ministrat e jashtëm të Kanadasë, Australisë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Mbretërisë së Bashkuar lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Izraelit të ndalojë legjislacionin, duke shprehur “shqetësim të madh”, veçanërisht në gjendjen të cilën është situata humanitare në Gaza.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume