Liverpooli ka triumfuar në “Anfield” në takimin ndaj Chelseat.

“Të Kuqtë” e drejtuar nga Arne Slot kanë vazhduar me fitoren e radhës në Premier League, duke u kthyer përsëri në krye të tabelës.

Liverpooli fitoi me shifrat prej 2-1.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Mohamed Salah në pjesën e parë nga pika e bardhë.

Me të nisur pjesa e dytë, Nicolas Jackson barazoi për 1-1.

Mirëpo, menjëherë Curtis Jones e riktheu epërsinë e vendasve.

Liverpooli rikthehet në kreun e tabelës me 21 pikë, një më shumë se City në vendin e dytë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume