Sot, më 24.10.2024 (e enjte), me fillim në orën 11:20, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të presë dhe do të jetë nikoqir i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisioni Evropian të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës në orën 11:30 është planifikuar takim tet-a-tet mes kryeministrit Mickoski me kryetaren e Komisionit Evropian von der Leyen.

Poashtu, në orën 11:50 do të mbahet takim bilateral mes dy delegacioneve.

Më pas në orën 12:40 në Qendrën për Media të Qeverisë është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Mickoski dhe kryetares së Komisionit Evropian von der Leyen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume