Më 16.10.2026, në periudhën nga ora 15:00 deri në orën 16:30, në bazë të urdhrit të gjykatës, është realizuar bastisje në shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse në fshatin Reçicë e Madhe, tek A.A. (57), për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes, në njërën nga dhomat e hapësirës së bodrumit, nën krevat është gjetur një pistoletë e markës „Ekol Dual“ me një karikator të zbrazët, ndërsa në një ambient ndihmës brenda shtëpisë, në këllëfin e jastëkut, janë gjetur 22 qese të vogla najloni me kokainë dhe një qese më e madhe najloni me kokainë. Gjatë bastisjes, personi u ka bërë kërcënime nëpunësve policorë, me ç’rast është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.



