Një i dënuar i kushton shtetit më shumë se 10 mijë euro në vit dhe në vend ka 2.400 të burgosur dhe po kaq presin të futen pas grilave. Numri duhet të zvogëlohet, thonë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve. Ka tre mënyra, pezullim me kusht i dënimit, mbikëqyrje elektronike dhe risocializim më i mirë i të dënuarve, sepse 60 për qind janë të burgosur recidiv. Rreth 400 të burgosur përdorin leje dhe angazhohen me punë.

“Një pjesë e tyre, mbi 100 të burgosur dalin çdo ditë deri në 07:00 ose 08:00 të mëngjesit ose deri në orën 04:00 ose 05:00 pasdite, varësisht se si e kanë kontratën e punës. Nëse ata dalin , pse të mos lirohen ata persona, gjegjësisht t’u pezullohet dënimi me kusht.”, – deklaroi drejtori në Drejtorinë për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Gjyqtarët duhet të inkurajohen që të shqiptojnë më shpesh leje me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, thonë nga sfera e gjyqësisë.

“Tashmë kemi disa dënime të shfuqizuara për lirim me kusht për faktin se të dënuarit nuk i kanë përmbushur detyrimet që u janë caktuar nga mbikëqyrja mbrojtëse dhe në këtë mënyrë do të mund të kontribuojmë edhe më shumë në ndryshimin e imazhit se të liruarit me kusht kanë mbetur të pandëshkuar.”, – theksoi gjyqtarja, Biljana Kocevska.

Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve paralajmëron se do të ketë një repart të ri të paraburgimit me kapacitet për 400 persona, si dhe një seksion modern për të burgosurit që duhet të vuajnë dënimin me burgim më shumë se 10 vjet.